Qytetaret ne Elbasan filmojne objektin misterioz ne qiell: A jane UFO?



Disa banorë të Elbasanit janë mahnitur mbrëmjen e kaluar kur mbi qiellin e Kodër Krastës kanë parë një objekt të çuditshëm. Një eksperiencë që kurrë nuk e kishin përjetuar më parë. Mjaft prej tyre realizuan edhe foto e video për të provuar edhe njëherë se jashtëtokësorët, ose të paktën objektet e tyre, janë duke vizituar tokën.

Dëshmitarët tregojnë se ishin duke pirë kafe në një lokal në afërsi të Krastës kur rreth orës 23:00 e natës kur befas nga Kodër Krasta u ngrit një objekt me ndriçim të veçantë. Objekti ka qëndruar për disa sekonda ashtu e më pas u zhduk në errësirë. Të gjithë sa kanë qenë aty janë ngritur në këmbë duke thërritur “Ufo, Ufo”. Madje disa të frikësuar kanë lënë edhe lokalin.

Dëshmitarët kanë realizuar disa foto me këtë objekt duke dëshmuar edhe njëherë se në fakt eksperienca të tilla po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe falë teknologjisë edhe po filmohen.

Klan News
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-news/
Follow Klan News on Facebook: https://www.facebook.com/klannews
Follow @klannews on Instagram: https://www.instagram.com/tvklannews/
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

source

11 Comments on “Qytetaret ne Elbasan filmojne objektin misterioz ne qiell: A jane UFO?”

  1. Kur katurnari Elbasanit bie ne kontak me kamer HD dhe filmon xixillonjen! Dhe perdor si histori kontakti te klasit te I me UFO. Bravo per numrat e shikueshmerise!

  2. Ne oren 12 tmgjesit e pash dhe un ne tirane, ishte si disk fluturues pulsonte drit tkuqe nmes dhe tbardh me 1 ane. Bente shume zhurme, ikte me te njejten shpejtsi si ne video

  3. o njerez llogjikoni pak cdo gje qe mer frym eshte krijuar nga Ai lart per nje qellim nuk kemi ardhur kot ne jete ne toke .Dhe lind pyetja po keto kush i ka krijuar te jeni te sigurt Ai lart jo njehere ku marrin fryme ,si jetojne pra me pak arsyetim i llogjikshme keto nuk ekzistojne

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *