Top News – Jo UFO dhe Alienë…/ Janë avionë eksperimentalë të SHBA dhe Kinës



Një raport bombë i Pentagonit, mbi UFO-t, me gjasë do të përmbajë edhe detajet e avionëve eksperimentalë hipersonikë. Pretendimet më të fundit nga një akademik, vijnë para publikimit të dokumenteve në kongres, më 25 qershor, që shumëkush shpresonte se do të kishte zbuluar ekzistencën e mundshme të një jete aliene.
Aktualisht, aneksi i klasifikuar i dokumentit, i cili nuk do ti zbulohet publikut, thuhet se nuk përmban ndonjë provë që ti etiketojë UFO-t si anije hapësinore aliene. Kjo ka bërë që shumë zyrtarë të pranojnë se raporti do të krijonte mundësinë për teori konspirative mbi të dhëna sekrete për jashtë tokësorët.
Debati që është ndezur shumë së fundmi pason edhe publikimin e një numri videosh të dyshimta online, ku shfaqeshin UFO të dyshuara, e që shumëkush i ka konsideruar edhe si raketa të mundshme hipersonike. Tani, David Clarke, kurator i arkivave kombëtare të projekteve të UFO-ve, thotë se beson se pjesa e klasifikuar e raportit mund të përmbajë informacione mbi mjete fluturuese shumë sekrete dhe për teknologjinë e re kineze, ruse dhe amerikane. Në një intervistë dhënë Daily Star, ai tha: Ai duhet të jetë informacion për teknologjinë ushtarake të një tipi për të cilin ne kemi folur, për gjëra që amerikanët mund të kenë ndërtuar. “Ato po fluturojnë përreth nesh dhe ata nuk duan që ne ta dijmë se cfarë janë. Nuk duan as të mësojmë se cfarë dijnë ata për teknologjinë ruse dhe kineze. Dhe sigurisht, gjithcka është sekrete”, tha ai. Profesori i universitetit të Shefildit theksoi se qeveria amerikane nuk është e shqetësuar për spekulimet për alienë. Ata i ruajnë fort sekretet e tyre jo sepse ka prova se alienët ekzistojnë, por se bëhet fjalë për sigurinë kombëtare me këta avionë eksperimentalë që ata lëshojnë në qiej.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UFO#SHBA#TopChannel

source

Read More