Top News – SHBA s’ka sqarim për UFO-t/ Raporti amerikan nxjerr në pah detaje tronditëse

Një raport i inteligjencës amerikane për objektet fluturuese të paidentifikuara ose ndryshe UFO-t të cilat kanë qenë nën vëzhgim të personalit ushtarak të Shteteve të Bashkuara, ka treguar se autoritetet amerikane nuk kanë sqarim për shumicën e pamjeve. Për këtë arsye kanë bërë thirrje për më shumë studime.
Raporti i hartuar nga Pentagoni, ka konfirmuar se pilotët ushtarakë kanë analizuar dhe incizuar, më shumë se 140 raste të pajisjeve me shpejtësi të madhe, origjina e të cilave nuk ka mundur të identifikohet. Tetëmbëdhjetë nga pamjet duket se kanë shfaqur një aeroplan duke bërë lëvizje të pazakonshme ose karakteristika të fluturimit të tilla si, aftësia për t’u mbajtur në gjendje të palëvizshme në erëra, lartësi të lartë dhe shpejtësi ekstreme, pa mjete të dallueshme shtytjeje.
Në disa prej pamjeve, objektet janë komentuar si të krijuara nga njeriu apo fenomene natyrore atmosferike.Në raport thuhet se pajisjet tjera mund të jenë teste sekrete amerikane për mbrojtje apo teknologji e avancuar, e krijuar nga Rusia apo Kina. Por nuk përmendur mundësia që disa objekte përfaqësojnë jetën jashtëtokësore dhe as nuk është përjashtuar një gjë e tillë. Dhënia e urdhrit për përpilim të raportit, është dhënë pas publikimit të disa video-materialeve të pilotëve ushtarakë, në të cilat shihen disa objekte fluturuese me lëvizje të çuditshme. Më pas kongresi amerikan u ka kërkuar agjencive të inteligjencës të analizojnë këto objekte dhe të zbulojnë nëse përbëjnë kërcënim nga armiqtë e huaj.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UFO#SHBA#TopChannel

source

Read More

Top News – Jo UFO dhe Alienë…/ Janë avionë eksperimentalë të SHBA dhe Kinës

Një raport bombë i Pentagonit, mbi UFO-t, me gjasë do të përmbajë edhe detajet e avionëve eksperimentalë hipersonikë. Pretendimet më të fundit nga një akademik, vijnë para publikimit të dokumenteve në kongres, më 25 qershor, që shumëkush shpresonte se do të kishte zbuluar ekzistencën e mundshme të një jete aliene.
Aktualisht, aneksi i klasifikuar i dokumentit, i cili nuk do ti zbulohet publikut, thuhet se nuk përmban ndonjë provë që ti etiketojë UFO-t si anije hapësinore aliene. Kjo ka bërë që shumë zyrtarë të pranojnë se raporti do të krijonte mundësinë për teori konspirative mbi të dhëna sekrete për jashtë tokësorët.
Debati që është ndezur shumë së fundmi pason edhe publikimin e një numri videosh të dyshimta online, ku shfaqeshin UFO të dyshuara, e që shumëkush i ka konsideruar edhe si raketa të mundshme hipersonike. Tani, David Clarke, kurator i arkivave kombëtare të projekteve të UFO-ve, thotë se beson se pjesa e klasifikuar e raportit mund të përmbajë informacione mbi mjete fluturuese shumë sekrete dhe për teknologjinë e re kineze, ruse dhe amerikane. Në një intervistë dhënë Daily Star, ai tha: Ai duhet të jetë informacion për teknologjinë ushtarake të një tipi për të cilin ne kemi folur, për gjëra që amerikanët mund të kenë ndërtuar. “Ato po fluturojnë përreth nesh dhe ata nuk duan që ne ta dijmë se cfarë janë. Nuk duan as të mësojmë se cfarë dijnë ata për teknologjinë ruse dhe kineze. Dhe sigurisht, gjithcka është sekrete”, tha ai. Profesori i universitetit të Shefildit theksoi se qeveria amerikane nuk është e shqetësuar për spekulimet për alienë. Ata i ruajnë fort sekretet e tyre jo sepse ka prova se alienët ekzistojnë, por se bëhet fjalë për sigurinë kombëtare me këta avionë eksperimentalë që ata lëshojnë në qiej.