Top News – Misteri i UFO-ve në Phoenix / U panë objekte në formë V-je për 106 minuta



Mijëra njerëz mbetën të shokuar kur një seri dritash të pazakonta u panë mbi qytetin e Phoenix-it në episodin më të cuditshëm të parjes së UFO-ve në të gjithë kohërat. Tani, kur kanë kaluar më shumë se 20 vite nga ky episod, incidenti po kronikohet si pjesë e një serie të re të Star Ëars dhe Star Trek nga producenti i filmave JJ Abrams, e titulluar thjeshtë UFO.
Seria me katër episode vjen pas një raporti bombastik të Pentagonit mbi UFO-t, që bëri që SHBA të pranonte se ka dicka që nuk mund ta shpjegojë. E ndoshta, një nga anomalitë më të jashtëzakonshme është ajo e dritave të Feniksit, që pavarësisht se është minimizuar nga ushtria amerikane vazhdon të ngrejë shumë pikëpyetje. Feniksi në Arizona, ishte epiqendra e eventit, por UFO-t u panë edhe mbi Nevada dhe përtej kufirit në Meksikë, gjatë tre orëve. Objektet është raportuar se janë parë nga shumë dëshmitarë nëpër Arizona, për rreth 106 minuta. Pati asokohe dy pjesë të eventit-fillimisht një numër njerëzish raportoi se kishte parë një formacion trekëndor dritash më 13 mars 1997. Dhe faza tjetër e eventit ishte një varg prej rreth nëntë dritash që u shfaq në qiell, me video të tyre që tregonin edhe qiellin e natës në Feniks. Dritat qëndruan mbi qytet për rreth 10 minuta në formacion V-je, para se të zhdukeshin po aq qetësisht sa edhe u shfaqën. Qindra, në mos mijëra njerëz, ishin dëshmitarë të pjesë së dytë të eventit dhe ngjarja pushtoi lajmet ndërkombëtare.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#UFO#Phoenix#TopChannel

source

3 Comments on “Top News – Misteri i UFO-ve në Phoenix / U panë objekte në formë V-je për 106 minuta”

  1. UFO dhe alienet ekzistojne. Edi Rama dhe Lul Basha jane prova me e forte per ekzistencen e tyre. 🤣🤣🤣

  2. Hhahah… ne spo mund te mposhtim 1 virus leshi. Skemi arritur te eksplorojme rreth 80% te oqeaneve, ju flisni per ufo…mosni ju lutem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *