DeclassifiedUfo.com

Top News – NASA i merr seriozisht UFO-t/ Do studiojë në detaje objektet e paidentifikuara



Shefi i ri i NASA-s po intensifikon përpjekjet për të studiuar më thellësisht objektet fluturuese të paidentifikuara, dhe e bën këtë që në muajin e parë të tij në detyrë. Bill Nelson, ish senator nga Florida dhe veteran i fluturimeve në hapësirë, tha për CNN se nuk është e qartë për askënd, madje as për ata që ndodhen në majat e agjencisë amerikane hapësinore, se cfarë janë objektet shumë të shpejta të pikasura në të shkuarën nga pilotët e marinës. Nelson shtoi se ai nuk besonte se ato objekte ishin jashtëtokësorë që vizitonin tokën. “mendoj se unë do të dija dicka nëse do të ishte kështu”, tha Nelson, por ai pranoi se është e parakohëshme të përjashtosh një mundësi të tillë.
Komentet e Nelson i bëjnë jehonë përfundimeve të një raporti të ri të Pentagonit, që do të publikohet më vonë këtë muaj. Pesë burime të afërta me studimin, thanë për CNN se inteligjenca amerikane nuk kishte gjetur asnjë provë se objektet e paidentifikuara ishin anije hapësinore aliene, por hetuesit thanë se nuk kishin një vlerësim përfundimtar të asaj që objektet misterioze mund të ishin. Shefi i ri i NASA-s nuk ka ngritur një task forcë zyrtare për të hetuar objektet e paidentifikuara. Sidoqoftë, ai udhëzoi kërkuesit që të bënin përpara me eksplorimin e kësaj cështjeje.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NASA#BillNelson#TopChannel

source

Leave a comment

Your email address will not be published.

DeclassifiedUfo.com